Hetimet per dosjen Tahiri-Habilaj, Prokuroria leter-porosi ne Greqi

2018-05-11 2

Prokuroria për Krimet e Rënda ka nisur drejt Greqisë një letër-porosi për hetimet që po kryhen për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, si i dyshuar se ka bashkëpunuar më grupin e Habilajve.

Nuk sqarohet se çfarë informacionesh i janë kërkuar konkretisht palës helene, por hetuesit kanë dyshime se Tahiri ka udhëtuar më Audin AA 003 GB në kthim nga ky shtet.

Sipas prokurorëve, makina i është dërguar në vendin fqinj nga Artan Habilaj, një ditë pasi Tahiri ka hyrë në territorin grek. Letër-porosia është përcjellë në Athinë dhe pritet informacion.

Ndërsa në hetimin e dosjes Tahiri-Habilaj është bashkuar edhe procedimi i nisur për tre ish-zyrtarët e Policisë së Vlorës të shpallur në kërkim. Ish-Drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela dhe dy oficerët Gjergj Kohila dhe Sokol Bode.

Sipas prokurorëve kanë bashkëpunuar me grupin e Habilajve në kultivimin dhe më pas trafikun e kanabisit drejt Italisë. Nga hetimet, ky grup ka trafikuar drejt Italisë përgjatë katër viteve, të paktën 3,5 ton kanabis me një vlerë rreth 20 milionë euro.

Free Traffic Exchange