Report TV - 9 mln $ vjedhje me TVSH-në, vetëdorëzohet në polici biznesmeni Sokol Lami

2018-05-11 2

Vetëdorëzohet në polici biznesmeni Sokol Lami i akuzuar si njeriu që ndërtoi skemën e mashtrimit me TVSH duke i vjedhur buxhetit të shtetit pot 9 milionë dollarë.

Shqiptarja.com mësoi se Lami është dorëzuar në Policinë e Tiranës një ditë më parë i shoqëruar edhe nga avokati mbrojtës. Dy javë më parë Policia e Tiranës, me urdhër të Prokurorisë, vuri në pranga gjashtë biznesmenë, të akuzuar për skemë mashtrim me TVSH, ndërsa 5 të tjerë, përfshirë edhe Sokol Lamin u shpallën në kërkim.

Si funksiononte skema e mashtrimit
Për të përfituar kompensimin e TVSH-së, 11 biznesmenët kanë regjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti, me qëllim tërheqjes e blloqeve Tatimore të TVSH-së, duke lëshuar fatura TVSH-je shitje.

Truri i kësaj skeme ka qenë Sokol Lami, i cili u shpallur në kërkim nga Policia menjëherë pas arrestimit të gjashtë biznesmenëve Dhimitraq Çelo -Shkelqim Hasani -Bujar Murataj -Ruzhdi Murataj -Indrit Sulaj dhe -Nevruz Lami. Më shumë se 50 subjekte kishin krijuar këta 11 biznesmenë vitet e fundit.