KE publikon strategjine e zgjerimit

2018-05-11 0

Komisioni Europian publikoi strategjinë e zgjerimit me një mesazh të qartë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Vlerësimi i deritanishëm është pozitiv, por secili prej vendeve aspirante duhet të luftojnë korrupsionin, krimin e organizuar, të forcoje demokracinë dhe bëjë reforma të thella për shtetin ligjor. Asnjë nuk do të pranohet pa plotësuar standardet dhe jo më parë se viti 2025.

?Vlerësojmë arritjet për secilin vend. Ka përparim për shkëmbimet financiare mes vendeve. Për strategjinë nuk kemi afate, por 2025-a është si një kufi për anëtarësimin. Duhen reforma në mënyrë që vendet të arrijnë standardet për jetesën e qytetarëve të tyre njëlloj si në vendet europiane. Strategjia është parapërgatitje për zgjerim, presim përparim nga vendet e Ballkanit perëndimor. 6 muajt e parë një moment kthese për ta që do të mbahen mend.?

Marrëdhëniet mes vendeve te Ballkanit Perëndimor janë një tjetër kusht për integrimin.

?Kjo strategji është një mundësi shumë e madhe për rajonin, që ti bashkohet Europës. Strategjia inkurajon këto vende drejt perspektivës europiane. Është e rëndësishme që të gjitha kushtet të përmbushen, pasi BE nuk do të pranojë asnjë vend që ka probleme të pazgjidhura, konflikte. Strategjia vlerësim për Kosovën që të vijojë rrugën e dialogut me Serbinë, dhe kjo nuk është vetëm në interesin e Serbisë. Nuk po i zbusim kushtet, por bëhet fjalë për një presion pozitiv?, tha Hahn.

Në Strategji shihet si problem korrupsioni dhe krimi i organizuar, ne te cilin flitet për elemente të qarta të kapjes së shtetit, duke përfshirë lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisë dhe administratës, si dhe një përzierje të fortë mes interesave publike dhe atyre private

Strategjia flet edhe për një angazhim në rritje të vetë Bashkimit Evropian për t'i mbështetur më shumë vendet e rajonit në rrugëtimin e tyre të anëtarësimit.

Free Traffic Exchange