Haxhinasto reagon për akuzat - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto reagoi lidhur me verifikimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për abuzimet në ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan. Ai tha se nuk shqetësohet as për hetimet dhe as për verifikimet, ndërsa shtoi se koha e gjyqeve politike ka ikur.



?S?më shqetësojnë fare as hetimet, as verifikimet. Unë kam bërë drejtimin politik të ministrisë. Gjithkush është i lirë të verifikojë. Gjithë veprimtaria ime është bërë mbi bazën e dokumentave që janë atje. Të verifikohen, unë jam i gatshëm. Por gjithashtu duhet t?ju them se koha e drejtësisë popullore kur ngriheshin thashethemnaja dhe njerëzit goditeshin qoftë moralisht, qoftë fizikisht ka përfunduar bashkë me sistemin e kaluar. Unë jam këtu, do jem këtu. Nëse kjo do të degjenerojë në goditje politike, unë do t?i përgjigjem politikisht shumë rreptë.?



Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar masën e arrestit me burg për ish-kreun e autoritetit të rrugëve Dashamir Xhika, si dhe ish-drejtorët e njësisë së menaxhimit të rrugës Tiranë-Elbasan, Aksel Qorduka e Albens Alite. Kjo prokurori lëshoi fletëarrest për Xhikën ditën që ai ishte përballë gjykatës së Elbasanit për abuzimet në rrugën Elbasan-Gjinar. Në këtë seancë mori pjesë dhe ish ministri i transporteve.



Njohja me masën e sigurimit për ish zyrtarët pritet të bëhet mëngjesin e së mërkurës ndërkohë që dy dosjet e abuzimit me tenderat për Elbasan-Gjinar e autostradën Tiranë-Elbasan do t?i kalojnë për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Free Traffic Exchange