Një ditë pasi përfaqësues të shoqërisë civile i kërkuan informacion kryeministrisë, lidhur me negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë, një kërkesë e tillë do i dërgohet shumë shpejt edhe Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Lajmin e bëjnë të ditur aktivistë të shoqërisë civile, të cilët thonë se Presidenti duhet të këkrojë transparencë për çështjen nga Qeveria.
Në një kohë kur ende nuk ka një dokument zyrtar rreth asaj që konsiderohet marrëveshje e detit, mes Shqiëprisë dhe Greqisë, përfaqësus të shoqërisë civile i kërkojnë Presidentit të Republikës që të ushtrojë kompetencat e tij, për ta bërë çështjen transparente.
Mirela Jorgo, avokate në profesion, por që është pjesë e përhershme e aktivizimit qytetar, kundër marrëveshjeve që dëmtojnë Shqipërinë e shqiptarët, thotë, se Presidenti Meta duhet patjetër të ndërhyjë për këtë çështje, që po sjell reagime të forta në vend.
Mirela Jorgo, aktiviste: Jemi duke përgatitur një ekip prej disa personash intelektualësh, për t?iu drejtuar edhe Presidentit të Republikës, Ilir Meta për të parë nëse ka informacion në lidhje me këto bisedime paraprake që janë bërë mes ministrit Bushati dhe homologut grek, Kotzias? Po i kërkojmë ne si shoqëri civile, që të na bëhet e qartë se çfarë po ndodh, në të kundërtën do të ketë reagim qytetar të fuqishëm. Ky vend nuk duhet të shkojë drejt shitjes, ky vend meriton më tepër dhe duhet të ketë të ardhme. Nuk duhet të ecet me mungesë transparence për marrëveshjet që bëhen në kurriz të qytetarëve.
Në të njëjtën linjë janë edhe qytetarët, të cilët thonë se qeveria duhet patjetër të bëjë transparencë për gjithçka çfarë në negociata është diskutuar, ndërkohë që shprehen totalisht kundër dhënies së pasurive kombëtare vëndeve të tjera.
Qytetar: Duhet të bëhet transparencë, njëherë e jep njëri e herë tjetri, kështu nuk bën. Deti është i yni.
Qytetar: Duhet transparencë që ta marrim vesh të gjithë nëse është veprim i drejtë apo jo.
Qytetar: Nuk kemi pse ti japim grekut asnjë pëllëmbë.
Qytetar: Duhet ta dimë, të bëjmë diferencvën mes asaj që bëri Berisha dhe atë që po bëjnë këta.
Qytetar: Të bëjë transparencë se Rama bën çdo gjë me kokën e tij, nuk flet me qytetarët dhe as me Presidentin. Jemi kundër dhënies së detit.
Qytetar: Ne jemi kundër dhënies së detit. Asnjëri nuk do që trojet e veta ti shpërndajë tek të tjerët.
Qytetar: Askush nuk do donte që të jepte çantën e tij.
Një ditë më parë, kërkesa për transparencë ndaj negociatave i është bërë edhe kryeministrisë, ku nga shoqëria civile i është lënë 5 ditë afat, për të zbardhur bisedimet.
Kjo e shtunë, si ajo e kaluara, do të shënojë protestën e radhës ku qytetarët përpara godinës së kryeministrisë do të kërkojnë zbardhjen e negociatave mes Kotzias dhe Bushatit.