Detaje të reja për Eftimiun - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekzekutimi i Devi Kasmi nga një vrasës me pagesë grek ka vënë në lëvizje dhe policinë e vendit fqinj. Sipas mediave hetuesit kane dyshime se krimi lidhet me dy vrasje te ndodhura në Athinë të personave që kishin lidhje të ngushtë me 41 vjecarin Kasmi.



Porositësi grek Efthimios Efthimiu është ekzekutuesi i Devi Ksamit te baronit te cilin policia greke e konsideron si baronin e drogës.



Vitet e fundit Efthimiu kishte lidhje të ngushta me organizatën e Kasmit dhe në këtë mënyrë arriti ta vrasë bashkë me dy bashkëpunëtorë të tjerë. Sapo u bë publike arrestimi i tij autoritetet e policisë greke kërkuan informacion të menjëhershëm, i cili lidhet me dy vrasje të kryera në vitin 2016 në Athinë, të një sipërmarrësi grek dhe të një shqiptari në lagjen Kipseli në Athinë. Në skanerin e policisë greke janë dy ngjarjet dhe po hetohet përfshirja e ish-policit grek Efthimios Efthimiu. Mediat greke duke cituar burime te policisë bejne me dije se hetues nga vendi fqinj pritet te vijnë ne Tirane per te grumbulluar me shume te dhëna.