Rama: Çamët kanë të drejta - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Edi Rama: Çamët janë shqiptarë me të drejta. Cështje territoresh midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk mund të ketë. Jemi shumë pranë një marrëveshje për kufirin detar, e cila do jetë e drejtë për të dy vendet?.?Pretendime territoriale nuk ekzistojnë?Cili është vlerësimi juaj për marrëdhëniet dypalshe Greqi-Shqipëri sot?Njerëzit e thjeshtë, në Shqipëri dhe Greqi, gjithmonë manifestojnë ngrohtësi dhe mikpritje njëri për tjetrin. Historia na ka bashkuar nga lashtësia dhe përgjatë Historisë ekzistojnë shumë shembuj të mëdhenj/të vecantë ku njëra palë të bëjë veprime të mira/pozitive ndaj palës tjetër. Shqiptarët strehuan fqinjët e tyre, duke i ofruar ndihmë, duke i ofruar mbështetje robërve fatkeqë të luftës Greko-Italiane dhe grekët bënë të njëjtën gjë me ne, kur ne dolëm nga periudha e turpshme/e fëlliqur e diktaturës komuniste.Popujt tanë dhe kombet tona gjithmonë kanë kërkuar dhe kanë merituar një marrëdhënie të shkëlqyer midis tyre por politika jo gjithmonë ka reflektuar dëshirën e tyre. Kjo është për të ardhur keq dhe i ka drejtuar marrëdhëniet tona në momente të vështira dhe të errëta përgjatë historisë tonë.Si Kryeministër jam angazhuar që nga dita e parë që të ndërtoj një marrëdhënie strategjike midis Greqisë dhe Shqipërisë e bazuar në respekt të ndërsjelltë, në besim dhe dëshirë për të ecur dorë për dorë drejt një të ardhme të mirë për të dy popujt tanë. Nuk ka qënë e lehtë. Kemi pasur tensionet dhe fërkimet tona, por megjithë këto, çështjet midis nesh i kemi përballuar me sinqeritet nga të dy palët.
Përkrah faktit se në këtë periudhë nuk kemi pasur kontakte të nivelit të lartë midis dy qeverive tona, ne kemi mundur të zhvillojmë/t?i japim frymë një mirëkuptimi të mirë dhe të thellë të shqetësimeve tona nga të dy palët.Besoj se tani gjendemi në një pozicion për t?i përmirësuar në mënyrë të rëndësishme marrëdhëniet tona, duke i ndërtuar ato mbi një punë e cila është bërë nga të dy palët, për të përballuar çështjet e të shkuarës, duke na lejuar ne të ecim/udhëtojmë sëbashku drejt një të ardhme më të mirë për popujt tanë, kombet tona, dhe për rajonin tonë. Jam i bindur se e gjithë puna e vështirë të cilën kemi marrë përsipër, dhe që do duhet së shpejti në vazhdim, do të japë frytet e veta dhe do na bëjë të gjithë krenarë.Dy vendet janë në negociata për të zgjidhur cështje të ndryshme. Si Kryeministër e keni shtruar cështjen e camëve. Cfarë kërkohet saktësisht nga Tirana?Nga pala greke, kjo çështje/temë është perceptuar/trajtuar si shfaqje e një agjendë të fshehtë nga ana jonë për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dua të jem tepër i qartë, ashtu sikurse jemi dhe me miqtë tanë në Athinë, që një pretendim i tillë territorial thjesht nuk ekziston. Nuk mund të jem dakort më shumë se kaq me ju përveç se çështje territoriale midis Greqisë dhe Sjhqipërisë nuk mund të ekzistojë.Burimet që e nxisin një fantazi të tillë, q...

Free Traffic Exchange