Report TV - Hapen portat e shkarkimit të HEC-it të Banjës

2018-05-11 6

Hidrocentrali i Banjës në kaskadën e Devollit ka hapur portat e shkarkimit për shkak të prurjeve të shumta të cilat kanë mbushur basenin e këtij hidrocentrali.

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë bërë që të mbushet baseni i këtij liqeni dhe të arrijë pikën kritike, duke bërë që autoritetet të hapin portat e shkarkimit.

Hidrocentrali po punon me kapacitet të plotë, duke shfrytëzuar në maksimum prurjet e bollshme të cilat mund të rrezikojnë seriozisht fushat e Sulovës nëse rifillojnë shirat.

Diga e hidrocentralit të Banjës ka një lartësi prej 80 metrash dhe shfrytëzon rënien e lirë të ujit ndërmjet për vënien në punë të turbinave.

Rezervuari shtrihet nga fshati Banjë deri në hyrje të qytetit të Gramshit, dhe depoziton rreth 400 milion m3 ujë.