Reshjet e dendura të tre ditëve të fundit sollën prurje të ujit në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike, duke sjellë kufizim të furnizimit në disa zona.
Fshati Lazarat në Gjirokastër ishte ndër zonat e prekura, ku si rrjedhojë e daljes së lumit Drino u dëmtuan dy shtylla të tensionit të mesëm, pjesë e fiderit ?Lazarat?, që lidhet me NST/Gjirokastër e Vjetër.
Gjysma e fshatit qëndroi për disa orë pa energji elektrike, dhe siç shihet nga pamjet, u desh ndërhyrja me gomone për të kaluar linjën në anën tjetër të lumit.
Aktualisht fshati mori energji elektrike, ndërsa ne rang vendi situata paraqitet tejet normale.