Report TV - Krisafi nÄ— '5 Pyetjet':Kufiri detar mes ShqipÄ—risÄ— e GreqisÄ— ekzistonte

2018-05-11 1

I ftuar sot në Report TV në emisionin ?5 pyetjet nga Babaramo?, pedagogu dhe eksperti i së drejtës ndërkombëtare Ksenofon Krisafi, shpalosi gjykimin e tij si teknicien lidhur me delimitimin e kufirti detar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.
Krisafi e konsideroi si fat të madh që Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë marrëveshjen e 2009-s.

?Nuk mund të gjykoj gjykoj dot sa kilometra mund të humbnisim, por njerëz që janë marrë me këtë gjë dhe që kanë kopetencë, si kolonel Mylym Pashai, i ka rezultuar se humbeshin 354 kilometra katrorë? ? tha ai.

Lidhur me bisedimet që sollën marrëveshjen famëkeqe Krisafi theksoi: ?Nuk pati negociata të mirëfillta, nuk pati raunde mes palëve. Ne kemi patur negociatat me Italinë që zgjatën 8-9 vjetë. Sipas Konventës së Montegoibeit për të drejtën detare, ka dy kritereve që duhen zbatuar: Ekuidistanca, ose barzlargësia dhe kriteri i dytë është kriteri i drejtësisë ose ndershmërisë. Parimi bazë është parimi i barazlargësisë, palët diskutojnë që tab arazojnë parimin e ekuidistancës edhe me atë të drejtësisë. Në rastin e marrëvsehjes së viti 2009, nuk rezulton të jetë zbatuar parimi i ndershmërisë. Edhe parimi i ekuidistancës është zbatuar në dëmin tonë, sepse nuk janë respektuar vijat bazë, që përcaktojnë bregdetin e një vendi. Është një vijë e drejtë që bashkojnë kepet më të dala në të dalë të detit. Nëse kemi gjire, distanca e hyrjes të së cilës është mbi 12 milje detare, ato nuk gëzojnë statusin e ujërave të gjirit të brendshëm?.

Krisafi zbuloi diçka jo shumë të njohur për publikun, ose më saktë faktin që me akte ndërkombëtare kufiri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë ka ekzistuar.