Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e ftuar në "Tonight Ilva Tare" në Ora News, tha se sot është e rëndë të flasësh për reformën në drejtësi, teksa sipas saj po bëhen arrestime politike për të dhënë se kjo reformë po zbatohet.
Gjosha: Fjalia e parë me të cilën dëshiroi të vinte në pushtet është një reformë e re në administratën politike ku retorika ishte kazani, tepsia, më falni që po e përdor.
Nuk e di se sa naivë duhet t'i quajmë ata ekspertë të BE-së për t'u servirur reformën në administratën publike.
Nuk e di çfarë suksesi duhet t'u sërvirim atyre për reformën në drejtësi, ku një kryeprokurore është zgjedhur me vetëm 69 vota.
Nuk e di çfarë duhet flasim për kandidaturat e KLP-së dhe KLGJ-së, ku ka pasur me qindra problematika, ku u përballëm me retorika të ashpra edhe me OMN-në që ne e zgjodhëm si garant.
Mos të dalim tek arrestimet politike për të thënë se po zbatohet reforma në drejtësi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjosha-e-rende-te-flasesh-sot-reformen-ne-drejtesi-po-behen-arrestime-politike