Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Diplomati Tomor Alizoti i ftuar në "Tonight Ilva Tare" në Ora News, thotë se vendi ynë nuk e meriton hapjen e negociatave për shkak të problemeve të shumta me demokracinë.
Ai thotë se një faktor tjetër për zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit është Rusia që fiton peshë duke destabilizuar.
Alizoti: Unë shpresoj që të hapen negociatat. Unë besoj që Shqipëria nuk e meriton të hapen negociatat pasi është një vend me regres. Kemi qenë krah Kroacisë dhe tani jemi shumë larg.
Ne nuk kemi demokraci as sa Serbia, e cila është shtet demokratik dhe nacionalist sikurse Greqia.
Është për t'u ardhur keq që në 27 vjet ne nuk bëjmë zgjedhjet ende siç duhet. Kemi pasur zgjedhjet për bashkinë e Tiranës dhe kanë shkuar në 3 javë, duke thyer rekord botëror.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/alizoti-shqiperia-nuk-e-meriton-hapjen-e-negociatave-shpresoj-te-ndodhe