Report TV - Ekskluzive/ FSHF abuzon me pagat e trajnerëve

2018-05-11 0

Zbulohet një tjetër abuzim financiar në Federatën Shqiptare të Futbollit. Në investigimin e Report Tv zbulohet se si pagat e trajnerëve të ekipeve kombëtare lëvizin nga viti në vit, duke pasur një raport të zhdrejtë me atë çfarë deklarohet dhe me atë çfarë pasqyrat financiare e tregojnë, pasqyra të siguruara ekskluzivisht nga Report tv.
Kështu, për vitin 2016, shpenzimet për pagat e trajnerëve të ekipeve kombëtare, përfshi atë të ekipit A për meshkuj, që asokohe ishte Gianni De Biasi, arrinin në 1 miliardë e 174 milionë lekë të vjetra. Siç është bërë e ditur, rritja e pagës bazë të ish-trajnerit të ekipit tonë kombëtar u bë në fund të vitit 2016.

Këtu nuk llogariten shpërblimet dhe dietat, përfshi edhe Kampionatin Europian 2016. Ndërsa për vitin 2017, Report Tv zbulon se pagat e trajnerëve u ulën në 1 miliardë e 119 milionë lekë të vjetra, pra 55 milionë lekë më pak, kur në fakt paga e De Biasit gati u dyfishua.

Free Traffic Exchange