Report TV - Përmbytjet, familja Ymeri në Delvinë apel shtetit për strehim

2018-05-11 0

Shirat e ditëve të fundit nuk kanë lënë pa prekur edhe zonën e Delvinës në Sarandë. Rruga që lidh fshatrat Stjar, Tatzat dhe Kalasë ka pësuar dëmtime në një gjatësi prej me shume se 30 metër. Ndërsa në qytezën e Delvinës një shtëpi është bërë e pabanueshme, pasi një masiv dheu ka rrëshkitur dhe ka mbuluar një shtëpi, duke i lënë anëtaret e kësaj familje në qiell të hapur. Familja Ymeri prej 2 ditës është pa strehë, ata për momenti janë duke qëndruar në shtëpitë e fqinjëve.

?Kur u ktheva në orën 11 të natës babit dhe mamit i kishte rënë të fikët në shtëpi, unë s?kam qenë këtu por në pazar. Binte shumë shi dhe nuk kthehesha dot në shtëpi, i gjeta prindërit të rënë në shesh, tensioni u ishte ulur fare, ne duam vetëm një ndihmë nga shteti të na i rregulloi dhe pastroi vendin se s?kemi çfarë të bëjmë,? tha djali i familjes Ymeri.