Report TV - Mediat belge akuza Armando Dukës,Trukim ndeshjesh në kampionatin shqiptar

2018-05-11 0

Në prag të zgjedhjeve që do të përcaktojnë se cili do të jetë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit gjatë katër viteve të ardhshme, mediat europiane godasin rëndë Armando Dukën, njeriun që sipas tyre është përgjegjës për ?korrupsionin dhe trukimet e përhapura? në kampionatin shqiptar.
Ditën e djeshme, ish-zëdhënësi i Komisionerit Europian për të Drejtat e Njeriut, Gregory Mathy, aktualisht drejtuesi i një Fondacioni Sportiv, foli mbi zgjedhjet e FSHF-së në ?Completment Foot?, një ?talk show? radiofonik i kanalit belg RTBF.

I pyetur për bilancin e Dukës në krye të FSHF, Mathy u shpreh se: ?Federata në atë vend nuk shihet si një institucion i pavarur, por dyshohet që edhe ajo ka futur duart në këto fiksime ndeshjesh. Kjo ka bërë që Superliga Shqiptare të shihet si një prej kompeticioneve më të korruptuara në botë, për të mos thënë më i korruptuari. Ka pasur ndeshje çdo javë që ngrekë dyshime?.

Free Traffic Exchange