Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbërriti e përpiktë në orar, ashtu siç kishte lajmëruar. Në orën 10.00 të së hënës, kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku, ju drejtua mjediseve të brendshme të prokurorisë së Shkodres.
Në institucionin ku shërbeu për vite me radhë ajo mblodhi të gjithë vartësit, në analizën vjetore të punës, ku ndau edhe detyrat për këtë vit, i mbushur me sfida për organin e akuzës për shkak të reformës në drejtësi, por edhe ndryshimeve të bëra nga Marku.
Burime për Ora News bëjnë me dije se Marku përpara prokurorëve, krerëve të gjykatave dhe drejtorit të policisë Shkoder, të cilët ishin ftuar në këtë analizë, ka kërkuar që i gjithë stafi i prokurorisë të njihet mire me reformën në drejtësi.
Një nga kërkesat e Markut ka qenë që të tregohet kujdes gjatë punës dhe një nga sfidat kryesore është përmirësimi i imazhit të këtij institucioni, mësohet të jetë shprehur ajo.
Gjithashtu kryeprokurorja ka kërkuar një maredhenie tjetër me publikun, duke qenë më i hapur ky institucion përballe problemeve që qytetarët kanë, e duke tentuar tu jepet zgjidhje.
Në raport me median, ashtu siç edhe e ka shfaqur publikisht profilin e saj Arta Marku, ka kërkuar që të gjithë prokurorët të kenë kujdes në informacionet që dalin nga ky organ i akuzës, duke theksuar se në këtë pikë duhet të jetë prioritar zbatimi i ligjit dhe aq sa ky i fundit lejon, t?u bëhet publike zyrave të shtypit dhe gazetarëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/arta-marku-takim-me-prokuroret-e-shkodres