Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjatë muajit shkurt dhe mars, administrata tatimore do të nisë kontrolle të thelluara në disa prej sektorëve më me risk siç janë tregjet kryesore, pikat e shumicës si dhe transporti i udhëtarëve.
Kontrolli vjen fill pas një analize risku ku këta sektorë kanë rezultuar me më shumë abuzime. Sipas Drejtorisë së Kontrollit Tatimor, veprimet operacionale kanë objektivë thellimin e masave kundër informalitetit për të ulur evazionin fiskal.
"Ajo çka do të ndodhë në periudhën shkurt-mars paraprake të këtij viti, është që strukturat e hetimit tatimor do nisin një sërë verifikimesh intensive në territor."
Kontrollet synojnë të verifikojnë në regjistrimin e subjekteve tregtare apo përdorimin e pajisjeve fiskale.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tatimet-nisin-kontrollet-ne-pikat-e-shumices-dhe-transportin-e-udhetareve