Report TV - Firmoset kontrata për Rrugën e Arbrit, brenda 2018 nis puna

2018-05-11 2

Në mjediset e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u krye firmosja e kontratës së koncesionit me objekt ?Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit?. Në përfundim të procesit të negocimit, kontrata me kompaninë fituese të garës u firmos nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë Gentian Keri dhe Presidenti i kompanisë ?Gjoka Konstruksion? Rrok Gjoka.
Në përfundim të ceremonisë së firmosjes, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri deklaroi se kontrata u përmbyll pas një procedure të gjatë konkurimi dhe negocimi investiv.

?Jemi shumë të bindur që shoqëria, nga diskutimet dhe ato çka na prezantoi gjatë negociatave të kontratës i ka marrë të gjitha masat që brenda afateve të përcaktuara në kontratë, pra brenda këtij viti do të realizohet pjesa e financimit dhe fillimi i punimeve të rrugës. Është një nga veprat e rëndësishme, një lajm shumë i mirë për qytetarët shqiptarë por mbi të gjitha për qytetarët dibranë të cilët prej shumë vitesh e kanë pritur këtë rrugë?, u shpreh ministri Gjiknuri.

Free Traffic Exchange