Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama, firmosi propozimin e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për të emëruar Ardi Veliun në postin e kryepolicit të Shqipërisë. Veliu, mbante postin e Drejtorit të Policisë së Tiranës dhe para pak ditësh fitoi gradën Drejtues i Parë.
Nga kjo e hënë, Ardi Veliu do të drejtojë Policinë e Shtetit. Vendimi u firmos nga kryeministri Edi Rama, pas propozimit të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Ardi Veliu drejtoi Policinë e Tiranës pas largimit të Ervin Hodajt, ndërsa më herët ishte shef i Komisariatit të Policisë Rrugore të kryeqytetit, shef komisariati në Durrës dhe efektiv policie në Vlorë.
Në vitin 1998, 46-vjeçari nga Delvina, mori diplomën në Turqi, ku studoi te Akademia e Rendit, ndërsa në Shqipëri është diplomuar për Drejtësi dhe Biznes.
Në këtë fundjanar, Veliu mori pikët maksimale në konkursin që zhvilloi Akademia e Sigurisë, ku fitoi gradën Drejtues i Parë, që përputhet me funksionin e kryepolicit.
Nga dorëheqja e Haki Çakos, Policia e Shtetit drejtohej nga Rebani Ejupi, që u komandua për pak kohë. Bashkë me Veliun, pritet të zgjidhen edhe nëndrejtorët dhe drejtorët e sektorëve kyçë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/emerohet-drejtori-i-ri-i-policise-se-shtetit-emri-qe-zevendesoi-haki-cakon