Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, ka vizituar një fermë me vreshta në zonën e Mamurrasit, të qarkut Lezhë për të diskutuar mbi skemen e re të mbështetjes financiare për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe agropërpunimit.
Sipas ministrit, Skema kombëtare financiare ka një hapësirë shumë të madhe për financime në sektorin bujqësor dhe agropërpunues, madje kjo hapësirë zgjerohet shumë më tej, me programin IPARD II, çelja e thirrjes së parë do të bëhet në pranverë.
IPARD-i jep deri në 400 mijë euro për investime në fermë dhe deri në 2 milionë euro për investime në agropërpunim. Për vreshtarinë, sipas Skemës Kombëtare të Mbështetjes financiare është parashkuar për mbjellje vreshti (mbjellje të reja), me kultivarë për rrush tavoline 300 000 lekë për hektarë dhe për vreshtat me kultivarë autokton 350 000 lekë për hektarë.