Rruga e Arbrit nis ndertimin kete vit

2018-05-11 2

70 kilometrat e Rrugës së Arbrit do të nisin shtrimin brenda këtij viti. Qeveria finalizoi marrëveshjen me kompaninë Gjoka Konstruksion, e cila do të mbyllë brenda 4 vitesh rrugën që lidh kryeqytetin me Dibrën.

Vepra do të kushtojë 240 milion euro, ku 60 milion do t?i financojë qeveria dhe pjesën tjetër 180 milionë euro do të jepen nga kompania private.

?Jemi shumë të bindur që shoqëria, nga diskutimet dhe ato çka na prezantoi gjatë negociatave të kontratës i ka marrë të gjitha masat që brenda afateve të përcaktuara në kontratë, pra brenda këtij viti do të realizohet pjesa e financimit dhe fillimi i punimeve të rrugës?, tha Ministri Gjiknuri.

Rruga e Arbrit është vepra e parë e paketës One Billion Euro. Paratë që do të jepen nga kompania për ndërtimin e segmentit do të shlyhen për një periudhë 13-vjeçare nga buxheti i shtetit, ndërsa firma do të marrë përsipër mirëmbajtjen e saj deri në momentin e shlyerjes së parave me shpenzimet e saj.

Fillimi i punimeve tashmë varet nga momenti që kompania Gjoka Konstruksion do të marrë financimin në bankë. Kompania të do të sistemojë 15 kilometra, të cilat janë ndërtuar, por kanë degraduar në kohë. 41 kilometra do të bëhen nga e para, të cilat do të shoqërohen me dy by-passe: një në Klos dhe një në Maqellarë, ndërsa po ashtu parashikohet edhe ndërtimi i një tuneli.

Free Traffic Exchange