Ndotja nga furrat e gëlqeres në Krujë, KShH: Situta alarmante, institucionet heshtin

2018-05-11 6

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ngritur shqetësimin për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në Krujë, si pasojë e aktivitetit jashtë kritereve të furrave të gëlqeres. Përmes një raporti studimor të bërë publik, ky Komitet bën të ditur se në dy vite janë bërë 25 kallëzime në Prokurori, ku rreth  gjysma e tyre janë pushuar ose nuk është filluar hetimi. Shqetësim, sipas tij, mbetet indiferenca e institucioneve shtetërore, për zgjidhjen e problemit.

Ndotja e ajrit në Krujë, si pasojë e aktivitetet jashtë standardeve të furrave të gëlqeres, ka bërë që situata të jetë alarlamnte, por ajo që e rëndon akoma më shumë është indiferentizmi i institucioneve për zgjidhjen e problemit.

 Erida Skëndaj, drejtore ekzekutive e KShH: Mjetet që përdoren nga furrat gëlqerore për të shkaktuar efektin e djegies, janë tepër të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Ajo çka tërhoqi vëmendjen tonë është pasiviteti i institucioneve shtetërore, për të vepruar lidhur me këtë aktivitet. I kemi drejtuar institucioneve kërkesa për marrjen e masave dhe nuk kemi marrë ansjë përgjigje.

Është Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ai që ngre shqetësimin, ku përmes një raporti studimor të bërë publik, bën të ditur se në dy vite janë bërë 25 kallëzime në Prokurori, ku rreth  gjysma e tyre janë pushuar ose nuk është filluar hetimi.

Erida Skëndaj, drejtore ekzekutive e KShH: Për 11 kallëzime penale, Prokuroria kishte vendosur mosfillim të hetimit, në dy raste dhe në 9 raste kishte vendosur pushim të procedimit penal, dhe për 14 raste të tjera Prokuroria i ishte drejtuar vetë Gjykatës, ku kishte ngritur akuzën ëpr ndiotjen e mjedisit nga personat e pandehur. Por, asnjë kallëzim nuk është bërë nga institucionet që bëjnë inspektime të natyrës administrative.

Sipas drejtores ekzekutive të Komitetit, banorët hezitojnë që të bëjnë kallëzime, ndonëse aktiviteti i furrave realizohet në mënyrë primitive, duke djegur lëndë të rrezikshme që sjellin çlirimin e lëndëve kancerogjene.

Erida Skëndaj, drejtore ekzekutive e KShH: Është shqetësuese që vetë qytetarët nuk i kallëzojnë këto veprimtari. Kjo do të thotë, se ata mund të kenë frikë, mund të ndihen të dobët përballë institucioneve shtetërore përgjegjëse, por mund të ndjehen edhe të kërcënuar nga personat që ushtrojnë veprimtarinë në furrat gëlqerore dhe këto kanë bërë që ata të mos bëjnë kallëzim penalisht, një vepër penale e cila dënohet deri me burgim.

Në rastet kur çështja nuk është dërguar në Gjykatë,  akt-ekspertimet janë realizuar pas fikjes së furrave, atëherë kur ndikimi i tyre në mjedis nuk është i njëjtë me periudhën kur ato janë aktive.

Erida Skëndaj, drejtore ekzekutive e KShH: Në rastet kur Prokuroria vendoste pushimin e cështjes penale, akti i ekspertimit që duhet të kryhet nga organi i akuzës nuk kryhet gjatë kohës kur furra është duke ushtruar aktivitetin e tij. Ky akt-ekspertimi është realizuar pas fikjes së furrës, disa ditë më pas. Kjo vonesë bën që të mos dalë niveli real i ndotjes së mjedisit.

Megjithëse për b...