Ora News - PD denoncon: Rama ka vënë të gjithë personelin mjekësor në shërbim të check up

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se ka vënë të gjithë personelin e qendrave mjekësore në shërbim të koncesionarit të Check Up.

Deputeti Bardh Spahia denoncoi faktin se në kontratat e punës mjekëve u është ngarkuar puna të cilën e ka për detyrë ta realizojë vetë kocesionari që ka marrë paratë për realizimin e kontrollit bazë të popullatës.

Spahia: Edi Rama ka vendosur zyrtarisht sistemin e shëndetësisë në shërbim të konçesionit korruptiv të check-up.Tani, për miken dhe klienten e tij Vilma Nushi, do të punojë i gjithë personeli në qendrat shëndetësore, i detyruar me një kontratë të paligjshme. Bëhet fjalë për detyrim - kërcënimin që u është shtuar në kontratat e punës mjekëve për të informuar dhe për të sjellë me imponim popullsinë në qendrat ambulatore për të kryer Chek-up-in.

Këtu është pjesa e kontratës mes firmës që ka konçesionin dhe Fondit të Sigurimeve të Kujdesit të Detyruar Shëndetësor e miratuar në Dhjetor 2014.Ky ndryshim i kontratës së mjekëve, është një shkelje flagrante qe vendos shendetësinë në dispozicion të interesave të rrezikshme që i përkasit klaneve pranë kryeministrit.Çfarë do të thotë që të vihen në shërbim të Vilma Nushit, mjekët për një shërbim që duhet ta kryejë vetë konçesionari, i cili paguhet me lekët e taksapaguesve shqiptarë?Përse duhet të bëjnë mjekët ndërgjegjësimin, informimin dhe bindjen e publikut për t?iu drejtuar qendrave ambulatore?

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pd-denoncon-rama-ka-vene-te-gjithe-personelin-mjekesor-ne-sherbim-te-check