http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lufta kundër informalitetit do të zhvendoset në një tjetër nivel, tashmë duke kontrolluar subjektet në terren.
Administrata tatimore në dy muajt në vijim do të fokusohet në kontrollin e disa sektorëve që ajo i konsideron me risk. Bëhet fjalë për tregjet kryesore, pikat e shumicës si dhe transportin e udhëtarëve.
Aksionet kanë si qëllim verifikimin e ligjshmërisë së bizneseve, që nga pajisjet fiskale, faturat tatimore, sigurimin e punonjësve etj.
Lufta kundër informalitetit ka qenë e vazhdueshme, por bizneset kanë kërkuar që këto aksione të jenë të mirëstudjuara në mënyrë që të japin efektin e duhur në disiplinimin e tregut.