Zbulohet “pasuria” e vrasësit grek - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të tjera detaje u zbardhën pas arrestimit të grupit që dyshohet si i përfshirë në vrasje e Devi Kasmit më 29 janar në Tiranë.



Sipas dyshimeve të prokurorisë Kasmi u ekzekutua me disa plumba nga vrasësi grek Efthymiou Efthymious, pas arrestimit të të cilit policia gjeti para dhe dokumente. Vizion Plus ka siguruar procesverbalin e Prokurorisë, ku detajohen të gjitha sendet që iu sekuestruan vrasësit të dyshuar.



Nga dokumenti, zbulohet se 41-vjeçarit grek i janë sekuestruar rreth 2 mijë euro, pasaportë greke me emrin e tij, patentë greke, celular, kartë debiti, por edhe foto të një vajze me shtetësi greke. Veç të tjerave policia i sekuestroi dhe para rreth 100 mijë lekë.



Në një kohë që masa e arrestit pritet të zhvillohet pasditen e kësaj të hëne në dhomën penale të gjykatës së Tiranës mësohet se 42 vjecari grek ka qenë i dënuar dhe në Greqi për posedim të lëndëve narkotike Kokainë. Ish-avokati i tij grek Sakis Kehaoglu në një lidhje telefonike me Vizion Plus shprehet se në vitin 2016 Efthimiou u akuzua sëbashku me disa shtetas serbë për trafik narkotikësh.



?Ne vitin 2016 ai ishte klienti im ku u akuzua me disa shtetas serbe ne qytetin e Artes per trafikimin kokaine. Ai ka qene ne burg per disa muaj dhe ne procesin gjyqësor vitin e kaluar pra ne vitin 2017 ai u akuza dhe per krijim te organizatës kriminale dhe u shpall fajtor per posedimin e nje sasie kokaine. Por pas disa faktorëve gjate procesit dhe arsyetimeve te mbrojtjes ai rezultoi si nje person i varur nga drogerat pra nje përdorues. Keshtu ai u denua me 4 vite heqje lirie dhe me pas denimi u pezullua dhe pas disa muajsh ai u lirua.?



Sipas avokatit grek kjo ishte hera e fundit qe dëgjoi per klientin e tij deri para pak ditëve me pare kur u arrestua ne Shqipëri me akuzat e vrasjes. Sipas tij ai ka tentuar te kontaktoje me policinë, por diçka e tille nuk eshte bere e mundur deri sa familja e tij është detyruar te kontaktoje me avokate shqiptare.



?Familja e tij ka punësuar avokate shqiptare te cilet me kane thene se Themis insiston se eshte i pafajshem per akuzat e vrasjes. Avokatet shqiptare po ndjekin dosjen?



Grupi i përbërë nga 5 persona njeri prej te cileve i shpallur ne kërkim u arrestuan dy dite me pare, ndërsa ne shtëpinë e cila konsiderohet nga policia si baza e tyre u gjet nje arsenal armesh mes tyre snajpera, tritol dhe lende narkotike.