Report Tv ka siguruar pamjet me dron nga një fermë e përmbytur në Fier, ku uji ka shkaktuar dëme të mëdha. Pronari i pularisë tha për mikrofonin e Report Tv se i kanë ngordhur nga uji 20 mijë krerë zogj.
Ai tregoi momentin e tmerrshëm të vërshimit të ujit, ku tha se ndonëse vuri plastmas dhe rërë te dyert, uji depërtoi duke shkaktuar shumë dëme.
?Edhe në fermën time erdhi uji, morëm të gjitha masat për të shpëtuar mallin. 20 mijë krerë, tani sa bëra një vizitë, eksperti i pa dhe gjendja është shumë alarmante. 20 mijë krerë zogj, që kanë ngordhur. I mbyllëm dyert me plastmas, me rërë, por uji erdhi. Është hera e katërt që përmbytemi. Unë jam me të gjitha licencat, kemi kërkuar ta sigurojmë biznesin, por nuk na e sigurojnë. Do e bëjmë thonë, dhe nuk e bëjnë?, tha pronari.