Ora News - Me maska dhe armë grabitet banesa në Fushë Krujë, marrin para, bizhuteri e makinë

2018-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Maskat e armatosura u rikthyen mbrëmjen e së dielës në Fushë Krujë. Një familje u grabit, ndërsa të paktën katër persona të armatosur hynë në banesë dhe në kërcënimin e armëve morën një sasi parash, sende me vlerë dhe një makinë. Policia e Fushë Krujës ka shoqëruar disa persona, por ende nuk ka një të dyshuar zyrtar.

Familja e Blerim Kaloshit në Fushë Krujë që jeton në këtë banesë kaloi momente tmerri mbrëmjen e së dielës ndërsa u grabitën nga persona të armatosur e të maskuar.

Kryefamiljari jashtë kameras thotë se autorët ishin 4 persona, dy me kallashnikovë e dy me pistoletë që të gjithë të maskuar.

Në dëshminë e tij, 36 vjeçari tregon se u ka hapur derën dhe më pas nën kërcënimin e armëve është detyruar tu japë një shumë prej rreth 2 milion lekësh të vjetra që kishte në shtëpi.

Por autorët duket se nuk kanë qenë të kënaqur, ndaj në kërcënimin e armëve kanë kontrolluar banesën dhe kanë marrë të gjitha sendet me vlerë.

Sipas dëshmisë, autorët në largim e kanë mbyllur 36 vjeçarin me çelës në banjo, por para se të largohen në banesën e familjes Kaloshi ka mbërritur nipi i 36 vjeçarit i cili ka pësuar të njëjtin fat.

Të riut 26 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i janë marrë 1.5 milion lekë dhe makina personale.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të dielës.


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/maskat-grabisin-banesen-ne-fushe-kruje-nen-kercenimin-e-armeve