http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri malazez Dushko Markoviç një ditë përpara vizitës së tij në Prishtinë i ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që të marrin një vendim të guximshëm në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes së kufirit dhe gjithashtu vuri në dukje se për Malin e Zi kjo çështje ka përfunduar.
?Duhet të marrim vendime të cilat u sigurojnë qytetarëve më shumë sesa kanë sot. Kur Mali i Zi zgjodhi ta njohë Kosovën, klima politike ishte tejet e tensionuar. Mbi 85 për qind e qytetarëve ishin kundër vendimit të Qeverisë për të njohur Kosovën. Por ne, megjithatë e njohëm dhe për shkak të vendimeve të tilla dhe vizionit të tillë që qeverisja e atëhershme malazeze ka pasur, mund te them se Kosova sot gëzon një pjesë të avantazheve si vend që ka perspektivë evropiane dhe auro-atlantike, dhe stabilitet si nevojë kyçe e rajonit?.
Markoviç tha se Mali i Zi është i gatshëm të mbështesë dhe të ndihmojë institucionet e Prishtinës në rrugën drejt integrimit euroatlantik. Ai theksoi se Brukseli duhet te jape nje mesazh te forte mbështetje per vendet e Ballkanit.
?Ne i kërkojmë Bashkimit Evropian të dërgojë një mesazh të qartë mbi vizionin e zgjerimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Kosovën. Prandaj, ky vit është vendimtar për ne sepse kemi përpara disa ngjarje të rëndësishme që do të përcaktojnë të ardhmen e secilit vend veç e veç dhe rajonit në tërësi.?
Te martën kryeministri malazez Dushko Markovic mbërrin në Prishtinë per t?u takuar me homologun Ramush Haradinaj dhe udhëheqësit e tjerë te vendit.