Ora News - Sërish në protestë: Kryeministër zhblloko pagesat e by-passit të Fierit dhe Vlorës

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përfaqësues të 55 kompanive që punuan për ndërtimin e bypass-it të Fierit dhe Vlorës kanë bllokuar sërish aksin rrugor Fier-Mbrostar që lidhet me autostradën Lushnje-Fier.

Ata kërkojnë që shteti t?u paguajë detyrimet e lëna pa paguar nga kompania italiane.

Kompania u largua pa përfunduar punimet për bypass-et e Fierit dhe Vlorës.

"Thuhet gjithmonë se do të tenderohet, si do të vijë kur atë rrugë e kemi ngritur ne me lekët tona. Ato materiale i kemi blerë në një subjekt tjetër, lekët janë pa shlyer. Nuk jemi vetëm ne pa marrë lekët janë shumë të tjerë pas nesh, furnitorët. Na premtoi Ministri, ARRSH se do ta zgjidhin, nuk e vunë ujin në zjarr. Dëgjojmë që është arrestuar Dashamiri, aty janë lekët. Nuk na intereson burgu i tij, por lekët që ka marrë. Kryeministri ta marrë seriozisht çështjen tonë, nuk do të fillojë puna tek bypassi i Fierit dhe Vlorës, nuk ka mundësi se aty është hedhur djersa jonë. Nuk ka asnjë mundësi që ta fillojë atë punë vetëm po të na pushkatojë ne. Nuk marrin mundimin të na takojnë, nuk begenis fare. A jemi taksapagues?"

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/serish-ne-proteste-kryeminister-zhblloko-pagesat-e-passit-te-fierit-dhe-vlores