Kanë vijuar paraditen e sotme shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës. Burimet e Report Tv bëjnë me dije se po shkarkohet me 500 m3 ujë në sekondë.
Shkarkimet po kryhen nga tuneli i Zadejës, për shkak të prurjeve në basenin e liqenit të Vaut të Dejës.
Reshjet e dendura të shiut të dy ditëve të fundit, që përmbytën shumë zona të vendit, çuan në shkarkime të HEC Vau i Dejës për të mbajtur në nivel kuotën e liqenit, për shkak të prurjeve të shumta nga hidrocentrali i Komanit dhe prurjet anësore.