Report TV - Abuzimet me rrugën Tiranë-Elbasan, 2 arrestime të reja

2018-05-11 0

TIRANE- Pas arrestimit për abuzimet në rrugën Elbasan-Gjinar, Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka kërkuar sot nje tjeter masën ?arrest me burg? për ish-drejtorin e ARRSH, Dashamir Xhika. Akuza e re ka lidhje me abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan. Ne pranga perfunduan edhe drejtori dhe ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shiqptar qe kane ndjekur punimet. Hetimet nga prokuroria nisën pas kallëzimit nga KLSH në 2016 për dëm ndaj shtetit me vlerë mbi 6 mln euro për abuzime në rrugën Tiranë-Elbasan, por qe jane riperseritura ne nje kallezimi i dyte të ministrit Gjiknuri në 2017.

Komunikimi i urdhrit të lëshuar nga prokurorja Elisabeta Imeraj është bërë në ambientet e policisë së Elbasanit, ku Xhika qëndron i arrestuar për dosjen e rrugës Elbasan-Gjinar. Përpos urdhër arrestit të ri për Xhikën, sot janë arrestuar edhe dy persona të tjerë në Tiranë në lidhje me dosjen e dytë te Krimet e Rënda, Albens Alite dhe Aksel Qurduka, drejtori dhe ish-drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan. Albens Alite dhe Aksel Qurduka përpos kallëzimit nga KLSH janë akuzuar edhe në padinë e Gjiknurit.

Free Traffic Exchange