Kandidati për president i FSHF-së, Bashkim Fino, ka reaguar mesditën e sotme me anë të një statusi në Facebook për shifrat e publikuara dje të sekretarit të përgjithshëm të federatës, Ilir Shulku. Sekretari i federatës publikoi dje disa dokumenta pas akuzave të Finos për manipulimin e fondeve.
?Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, tentoi të manipulojë për herë të dytë opinionin publik me shifrat dhe abuzimet e FSHF-së. Dëshira për të ndihmuar shefin, ndonjëherë të shtyn edhe në gabime qesharake. Por, për t?i treguar zotit Shulku, ashtu si edhe opinionit publik, shifrat e përmendura nga ana ime janë mëse të vërteta?, shkruan Fino.
Duka thekson se FSHF ka bërë harem me djersën e klubeve.
Reagimi i plotë i Finos në Facebook
Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, tentoi të manipulojë për herë të dytë opinionin publik me shifrat dhe abuzimet e FSHF-së. Dëshira për të ndihmuar shefin, ndonjëherë të shtyn edhe në gabime qesharake. Por, për t?i treguar zotit Shulku, ashtu si edhe opinionit publik, shifrat e përmendura nga ana ime janë mëse të vërteta. Aq më tepër, që sekretari i FSHF-së, lexoi diçka në letër, pa treguar asnjë faturë si provë?