Tension ne Shkoder me gazetaret, trajneri Gjoka largohet nga konferenca

2018-05-11 0

Skënderbeu u kthye te fitorja në kampionat. Triumfi 4 ? 1 me Vllazninë në Shkodër u arrit me përmbysje. Fillimisht shënuan shkodranët me Sedat Berishën, ndërsa Kristi Vangjeli barazoi rezultatin para pushimit. Në pjesën e dytë fitorja u vendos nga 11-metërshi i Sabien Lilajt dhe golat e Gjergji Muzakës dhe James. Në përfundim të takimit pati replika mes trajnerit të Vllaznisë dhe gazetarëve.

Kjo fitore e Skënderbeut bën që diferenca me vendin e dytë Flamurtarin të shkojë në 8 pikë, pasi barazoi 1 ? 1 me Kukësin në ?Zeqir Ymeri?.

Danilo Alves realizoi për Flamurtarin në fundin e pjesës së parë, ndërsa përpjekjet e lojtarëve të Kukësit u shpërblyen me golin e Elis Bakajt me penallti në minutën e 83?.

Flamurtari e mbylli takimin me 10 futbollistë pasi Sidibe mori të verdhin e dytë. Partizani mundi Kamzën me rezultatin 2 ? 1. Jasir Asani ishte vendimtar me golat e tij. Golin për Kamzën e shënoi Sebino Plaku. Me rezultatin 0 ? 0 përfunduan takimet Laçi ? Teuta dhe Lushnja ? Luftëtari. Me këto takime u mbyll faza e dytë të Superligës.

Tv Klan