TIRANE-Pas arrestimit për abuzimet në rrugën Elbasan-Gjinar, Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka kërkuar sot masën ?arrest me burg? për ish-drejtorin e ARRSH, Dashamir Xhika. Hetimet nga prokuroria nisën pas kallëzimit të ministrit Damian Gjiknuri për akuzime nga ARRSH në ndërtimin e autostradës. Përpos urdhër arrestit të ri për Xhikën të lëshuar nga prokurorja Elisabeta Imeraj, sot janë arrestuar edhe dy persona të tjerë në Tiranë në lidhje me dosjen e dytë te Krimet e Rënda, njëri prej tyre është Aksel Qurduka, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Padia e Gjiknurit ndaj Xhikës
Kallëzimi i ministrit Gjiknuri erdhi pas një auditi të kryer pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, ku sipas tij është konstatuar një dëm prej 54 milionë dollarësh ndaj shtetit mbi zbatimin e kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Përveç, Dashamir Xhikës, Ministri Gjiknuri kallëzoi pranë Prokurorisë për Krime të Rënda edhe dy ish-Drejtorët e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, Aksel Qurduka dhe Albens Alite. Ata akuzohen për ?Shpërdorim detyre?. Sipas kallëzimit, këta persona kanë kryer veprime e mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre funksionale gjatë ndjekjes dhe zbatimit të kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë ? Elbasan.