Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ditën e hënë, për herë të tretë, shorti në komisionin ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve jo gjyqtarë dhe jo prokurorë do të përcaktojë përfundimisht 5 anëtarët për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe 5 anëtarët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë që vijnë nga jashtë sistemit gjyqësor.
Pas dështimit të dy listave në parlament të cilat nuk arritën të merrnin 94 vota, aq sa duheshin për të kaluar, këtë herë votat në Kuvend nuk janë më vendimtare.
Sipas ligjit, edhe nëse kjo listë nuk merr 94 vota sa thotë ligji, lista me 10 anëtarët për këto dy këshilla do të konsiderohet e miratuar, duke i hapur rrugë ngritjes së këtyre institucioneve.
Opozita nuk ka dhënë konsensus për emrat e përzgjedhur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, pasi i cilëson si të skualifikuar nga ONM dhe me probleme me ligjin.
Krijimi i këtyre dy këshillave do t'i hapë rrugë ngritjes së 2 organeveve më të rëndësishme të reformës në drejtësi, siç janë Prokuroria Speciale dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, që sipas ligjit krijohen 2 muaj pasiKëshillit të Lartë të Prokurorisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/countdown-klp-dhe-klgj-te-henen-zgjidhen-me-short-10-emrat-e-keshillave