Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Katër katet e një ndërtese 7 katëshe në Gjirokastër u pushtuan nga dheu që rëshqiti nga Kodra e Shtufit. Banorët u evakuan nga shtëpitë ndërsa apelojnë shtetin për strehim.
Prokuroria e rrethit të Gjirokastrës ka nisur këtë të dielë hetimin mbi pallatinn që tashmë ëhstë evakuar dhe rrezikon të shembet.
Banorët e kodrës së Shtufit në Gjirokastër përjetuan momente tmerri mbrëmjen e së shtunës, ku dherat e kodrës aty pranë deportuan nga dritaret e ballkonet drejt në dhomat e tyre duke shkaterruar mure dhe orendi.
Shkak i rrëshqitjes së masivit të dheut ishin reshjet intensive të shiut. Për pasojë katër katet e para të ndërtesës 7 katëshe tashmë nën pushtetin e baltës janë të pabanueshme.
Fatmirësisht asnjë prej banoreve, mes tyre fëmijë dhe të moshuar nuk pësuan lëndime. Ata mundën të shpëtojnë vetëm disa prej orendive shtëpiake, ndërsa i bëjnë thirrje shtetit t`i strehojë.
"Gjithë gjaku është atje, gjithë gjaku. Dy të sëmurë, në kat të parë fare i pabanueshëm, mali ka rënë tek dhoma e fëmijëve dhe të gjithëve".
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/prokuroria-nis-hetimet-pallatin-e-pushtuar-nga-balta-banoret-tregojne-tmerrin