Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e Devi Kasmit pak ditë më parë në Tiranë, për vrasjen e të cilit janë arrestuar pesë persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Një prej të arrestuarve, Elton Halipaj ka pranuar se ka pasur në përdorim një furgon dhe me të ditën e vrasjes tek rruga e Dibrës, pranë rrugës Petro Cani ka marrë në furgon grekun, por pa e ditur se çfarë kishte bërë.
Burime për Report Tv në Prokurorinë e Krimeve të Rënda bëjnë me dije se 42-vjeçari grek Efthymiou Efthymious, ka mohuar sërish, vrasjen e Devi Kasmit.