Prishen me tritol 2 godina në Fier

2018-05-11 2

Dy godina 4-katëshe në anë shtratit të lumit Gjanica në Fier u hodhën në erë. Një shpëethim i vetëm i telekkmanduar që u përgatit përgjatë javës, rrëzoi dy nga 3 ndërtesat që janë parashikuar të rrëzohen me lëndë plasëse.

Aksioni ka ngjallur interesin e qytetarëve të cilat kanë ndjekur të gjithë procesin. Operacioni i IKMT për prishjen e objektëve në anë të lumit Gjanica nisi në fillim të javës, 5 ditë pasi pronarët u njoftuan zyrtarisht.

Prishja e 40 objekteve i paraprin projektit për rikonceptimin e qendrës së Fierit. Një projekt i mbështetur nga qeveria shqiptare ishte mënyra e vetme për t'i rrëzuar ato që njiheshin si pasuritë e të fortëve të Fierit. Kostoja e shpronësimeve shkon në 4 miliardë lekë. Javën që vjen do të shembet me lëndë plasëse dhe një ndërtese tjetër.

Tv Klan