Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aksionit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e 100 mijë pemëve deri në 21 Mars iu bashkuan edhe dy emra të njohur për publikun, kampioni ynë në sportin e peshëngritjes, Erkand Qerimaj, dhe moderatorja, Anjeza Maja. Së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, ata mbollën 50 selvi të tjera në Unazën Lindore në Tiranës. Velliaj falenderoi donatorët që kontribuan për pemët dhe theksoi se me ritmin me të cilin po ecën ky aksion, rekordi i 100 mijë pemëve mund të arrihet edhe para datës 21 Mars.
?Ky është kampionati më i madh i gjelbërimit që po zhvillohet në Tiranë. Jemi shumë pranë rekordit tonë të 100 mijë pemëve deri në 21 mars, por ashtu si Erkandi, ca rekorde i kemi vetë në dorë, ndaj kemi vendosur ta thyejmë këtë rekord. Po stërvitemi që ndoshta edhe ta thyejmë para 21 marsit, duke qenë se jemi shumë pranë këtij numri të paprecedentë të mbjelljeve në Tiranë?, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.
Ai theksoi se selvitë që po mbillen përgjatë Unazës do të krijojnë një brez të parë me pemë, që i jep kësaj rruge jo vetëm gjelbërim, por edhe e zbukuron nga ana estetike. ?Po vijojmë me ?qëndismën? e gjithë Unazës jugore të Tiranës, në pjesën më të madhe të saj duke mbjellë selvi, meqenëse është edhe një pemë që jo vetëm prodhon oksigjen, por edhe dekorative. Të dy skarpatet, jemi duke i mbuluar me pemë dhe presim një pranverë të shkëlqyer dhe hijeshi të jashtëzakonshme për qytetin tonë?, u shpreh Veliaj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/peshengritesi-erkand-qerimaj-i-bashkohet-aksionit-mbjelljen-e-pemeve