Të akuzuarit e Devi Kasmit mohojnë vrasjen - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria mori sërish në pyetje 4 të arrestuarit për vrasjen e Devi Kasmit pak ditë më parë në Tiranë.



Seanca u bë në prani të avokatëve ndërsa mësohet se edhe kësaj here të arrestuarit mes tyre dhe ekzekutori i dyshuar grek, ish speciali i policisë Efthjimiou Efthimous mohuan përfshirjen e tyre në krim.



Por prokuroria mësohet se i lidh të dyshuarit nëpërmjet disa pamjeve filmike të sekuestruara në vendngjarje.



Mbrëmjen e 29 dhjetorit një furgon i bardhë me targa shqiptare doli nga rrugica pak çaste pas ekzekutimit të 41 vjeçarit Devi Kasmi.



Këtu hetuesit e kishin mjaft të lehtë identifikimin e pronësisë së automjetit e cila rezultoi në emër të një personi që punonte tokën ku ndodhej dhe baza e të arrestuarve.



Pas operacionit në banesën 1 katëshe në Kodër Mëzez u arrestua dhe Greku 42-vjeçar ndërsa në shtëpi u gjet arsenali i armëve tritolit e lëndëve narkotike.



Ndonëse nga hetimet del se sherri banal mes grekut e Kasmit mund të ketë çuar në vrasjen e këtij të fundit, hetuesit dyshojnë se ngjarja ndodhi pas prishjes së pazarit për drogën.



Kjo pasi në shtëpinë e viktimës u gjetën 3 kilogramë kokainë 2 prej të cilave e pastër. Lënda narkotike por edhe lëvizja e të dyshuarve me furgon për transportin e mallit mund të jetë dhe shkaku i eliminimit të Kasmit fare pranë shtëpisë së tij.