Vlorë-Forcat e Armatosura kanë evakuar 17 familje që rrezikohen nga përmbytja e lumit Vjosa në Vlorë. Burime për Report Tv tregojnë se dalja e Vjosës është e ngjashme me situatën e dhjetorit, deri tani 7 banesa janë nën ujë. Banorët e fshatrave Novoselë, Fitore, Bishan kanë nisur evakuimin dhe largimin e gjësë së gjallë për të shmangur pasojat.
Prefekti i Vlorës ka shpjeguar se prurjet e Vjosës janë të ngjashme me ato të përmbytjes së dhjetorit, ndërkohë shtabi i emergjencave po monitoron situatën nga afër që prej mbrëmjes së djeshme. Brenda 1 ore niveli i lumit është rritur me 1 metro, nëse uji vazhdon të rritet edhe 90 centimetra atëherë mund të ketë përmbytje masive të zonave pranë Vjosës.