Report TV - Rrezikon shembjen pallati 12 katësh, Rami: Presim ekspertë nga Tirana

2018-05-11 1

GJIROKASTËR-Pas situatës problematike në lagjen ?18 Shtatori?në Gjirokastër ku rrezikon shembjen një pallat 12 katësh për shkak të shembjes së tokës, ka reaguar kryetarja e bashkisë, Zamira Rami.

Rami ka shpjeguar për Report Tv se situatën po e monitoron në terren dhe gjendet pranë familjeve të rrezikuara nga pallati. Ajo tregoi se ka kërkuar ekspertë nga Tirana për të analizuar shkallën e rrezikut nga shkarja e ?Shtufores? tokës ku është ndërtuar pallati.

?Po monitorojmë situatën, kemi kërkuar të vijnë specialistë nga Tirana për të analizuar shkallën e rrezikut që vjen nga shkarja e "Shtufores" dheut. Ne si bashki e kemi ngritur problemin dhe presim të zgjidhet sa më shpejtë pasi për ne është e rëndësishme jeta e njerëzve," u shpreh Rami për Report Tv.

25 familjet që banojnë në këtë pallat janë evakuuar të gjitha nga policia, pasi përpos lëvizjes së themeleve, balta dhe masivi i dheut ka arritur deri në katin e dytë. Pallati është ndërtuar 10 vite më parë, ndërsa zona ka probleme me rrëshqitjen e dherave nga reshjet e dendura që kanë rënë në 24 orët e fundit në qarkun e Gjirokastrës.