Në kulmin e polemikave dhe mjegullnajës rreth bisedimeve Bushati-Kotzias për çështjen e kufirit detar, Shqiptarja.com zbardh për herë të parë Traktatin e Miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë, i firmosur më 21 Mars 1996, por i mbajtur i fshehtë nga autoritetet shqiptare prej 22 vitesh. Traktati ka hyrë në fuqi në fuqi në 5 shkurt të vitit 1998, ndërsa është firmosur nga ish-ministri i Jashtëm shqiptar, Alfred Serreqi, në kohën kur President ishte Sali Berisha.
Nga pala greke është firmosur nga ish-ministri i Jashtëm, Theodoros Pangalos. Në Traktatin e Miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë, i firmosur gjatë pushtetit të parë të Partisë Demokratike, nuk figuron askund çështja e ligjit të luftës, i cili mban të ?ngrirë? Çështjen Çame. Në Traktat nuk përmend askund as Çështja Çame dhe problemet e tjera të mprehta. Por teksa palët kanë harruar ligjin e luftës dhe çamët, ata kanë harruar që të theksojnë që në krye të Traktatit, respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.