Ora News - Përmbytjet në Vjosë, Leli: Banorët të largohen nga zonat e rrezikuara

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ishte i pranishëm në Urën e Mifolit në Novoselë ku pa nga afër situatën nga përmbytjet. Ai i bëri thirrje të gjithë banorëve që të jenë gatishmëri dhe të largohen nga zonat që preken nga rreziku i përmbytjeve.

Leli: Jemi në urën e Mifolit në zonën e Novoselës, situata pas reshjeve të djeshme kanë filluar të agravohet. Janë përmbytur shtëpitë e para që prek dalja nga shtrati. Shtëpitë janë evakuuar që dje. Ne kemi qenë me Shtabin e Emergjencave gjatë gjithë natës.

Forcat e policisë me megafon lajmëron banorët që të tërhiqen nga banesat e tyre sidomos në zonat më të rrezikshme.

Niveli i Vjosës në Urën e Vjetër nuk ka kaluar si në dhjetor, megjithatë priten prurje. I bëj apel banorëve që të rrisin gatishmërinë, të ngjisin moblijet nga katet e para në katet më lart, të largojnë gjënë e gjallë nga zonat që përmbyten.

Jemi duke marrë të gjitha masat për të gjitha komunitetin, por e rëndësishme është rritja e gatishmërisë dhe zhvendosja e banorëve nga zonat e rrezikuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/permbytjet-nga-vjosa-leli-banoret-te-jene-ne-gatishmeri-te-largohen-nga-zonat-e-rrezikuara