Vlorë-Tre persona kanë mbetur të plagosur lehtë pasi mjeti tip ?Benz? me targa AA 851 SK ka dalë nga rruga.
Mësohet se mjeti ecte me shpejtësi në rrugën "Murat Tërbaçi", por edhe uji për shkak të reshjeve të shumta ka ndikuar që mjeti të përplaset me anën tjetër të rrugës duke përfunduar pranë një banese. Tre personat e plagosur lehtë janë transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku janë nën kujdesin e mjekëve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.