Ata janë tashmë kolegë dhe miq prej vitesh.
Bëhet fjalë pikërisht për këngëtarin shqiptar Devis Xherahu dhe këngëtarin mjaft të njohur grek Lefteris Pantasis.
Ai është padyshim një nga këngëtarët më të vlerësuar në Greqi dhe kënga e tij më e famshme edhe në Shqipëri është "Papagalos". Pantasis ishte sot i ftuar në ?Xing me Ermalin? në Tv Klan së bashku me Xherahun nga ku tregoi se si e ka njohur këngëtarin shqiptar. Gjatë emisionit ata po ashtu promovuan edhe kripin e tyre më të ri.
Mamaqi: Ti je një nga legjendat e muzikës greke, çfarë do me Devis Xherahun?
Phantasis: Devisin e kam parë në një shoë në Athinë që quhet ?Fame story? dhe më bëri shumë përshtypje. Ai këndonte greqisht në përgjithësi dhe në një moment këndoi shqip dhe u preka shumë sepse unë kam lindur në Rusi dhe më pas jam kthyer në Greqi dhe nuk kisha turp të këndoja këngë të vendit ku u linda. Dhe kur e pashë thash: Këtë njeri dua ta njoh dhe ta ndihmoj.