Ora News - Klosi angazhim në Parkun Divjakë-Karavasta: Jo ndërtime zonën e mbrojtur

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Parku Kombëtar Divjakë Karavasta do të mbrohet ndër ndërtimet. Ministri, Blendi Klosi, tha këtë garanci ndërsa mori pjesë në publikimin e censusit të shpendëve.

139 mijë shpendë ujorë janë numëruar në të gjithë vendin nga të cilët 40 përqind gjejnë habitat në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Të dhënat u bënë të ditura në prezantimin e censusit të shpendëve në një aktivitet të veçantë të mbajtur pikërisht në Divjakë.

I pranishëm, ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, dha garanci se parku do të mbrohet dhe asnjë ndërtim nuk do të lejohet në zonën e mbrojtur.

Klosi: Kudo në Shqipëri do të ruhet ekuilibri ndërmjet zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të qëndrueshëm të mjedisit. Ju siguroj që në zyrën time shumë më tepër dëgjohet zëri i ekspertëve mjedisor se sa kushdo tjetër.

Më tej Ministri, të zgjedhur vendorë dhe të rinj morën pjesë në mbjelljen e pishave të reja dhe pastrimin e bregdetit të Divjakës.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/klosi-angazhim-ne-parkun-divjake-karavasta-jo-ndertime-zonen-e-mbrojtur

Free Traffic Exchange