Report TV - Dhuna në Dibër,Çupi:Shkak ishte ndarja e fondeve të qytetarëve

2018-05-11 0

Deputetja e Partisë Demokratike për Qarkun Dibër, Dhurata Çupi e ka konsideruar të rëndë ngjarjen e pak ditëve më parë në Bashkinë e Dibrës kur pati dhunë fizike në zyrat e kësaj bashkie. Për Çupin shkaku i kësaj dhune është ndarja e benefiteve mes tyre dhe asgjë më shumë. Për Çupin kjo tregon edhe njëherë se si është fituar kjo bashki në zgjedhjet e vitit 2016.

?E drejta thjesht vonon, e drejta e dibranëve doli në shesh, ky është abuzimi më i tmerrshëm që i është bërë votës së qytetarëve në Dibër. Ky është abuzimi më i tmerrshëm që i është bërë administratës lokale por edhe asaj qendrore. Sot kemi një bashki inekzistente në Dibër, ne kemi pushtet lokal që nuk është më për qytetarët. Ne sot kemi një pushtet lokal që është thjesht për të ndarë tepsinë midis atyre që transformuan, blenë dhe shitën votën. Është një abuzim me të drejtën dhe votën e qytetarëve,? deklaroi Çupi.

Free Traffic Exchange