Ora News - Gjirokastra me sytë nga Viroi, hyrja e qytetit e bllokuar, dalin nga shtrati përrenjtë

2018-05-11 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vijon të jetë problematike situata në Gjirokastër, ndërsa reshjet intesive janë prezente edhe gjatë mbrëmjes.Gazetarja jonë Entiola Budo në një lidhje për Ora News bëri një pasqyrim.

"Ndodhemi në hyrje të qytetit në Gjirokastër, në vendin e quajtur ura e lumit, në Virua ku që prej mëngjesit ka dalë nga shtrati liqeni i Viroit duke bërë bllokimin e qarkullimit të mjeteve të vogla. Gjatë gjithë ditës prefekti i qarkut së bashku me kryetarin e këshillit të qarkut dhe Drejtorinë e policisë vendore në Gjirkatstër kanë qenë në gatishmëri.Situata paraqitet e rrezikshme. Hyrja e qytetit është e bllokuar për mjetet e vogla".

Probleme ka dhe me përrenjtë, ku përroi i Çullës dhë përroi i Gjokanës kanë dalë nga shtrati. Reshjet vijojnë të jenë intensive edhe gjatë orëve të mbrëmjes së sotme.

Ndërkohë prefekti i qarkut, tha se të gjitha institucionet janë në gatishmëri për t'iu përgjigjur çdo lloj situate që mund të shfaqet në orët në vijim.

Prefekti i qarkut, Astrit Metaliaj: Gjatë 24 orëve të fundit shirat kanë qenë të pandërprerë me erëra të fuqishme. Ky segment pavarësisht se ka qene i ngarkuar, policia rrugore bashkë me drejtorinë e rrugëve kanë monitoruara gjatë gjithë kohës. Segmenti është i pakalueshëm vetëm për mjetet e vogla, me qëllim garantimi i sigurisë. Qarkullimi do të jetë i pezulluar për një kohë të caktuar. Institucionet janë në gatishmëri për t'iu përgjigjr çdo situate.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/gjirokastra-me-syte-nga-viroi-hyrja-e-qytetit-e-bllokuar-dalin-nga-shtrati-perrenjte

Free Traffic Exchange