Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një elektriçist në Tropojë ka humbur jetën si pasojë e rënie në kontakt me korentin. Viktima është shtetasi F.H, 32 vjeç.
"Rreth orës 17:45 të ditës së sotme në spitalin e Tropojës është dërguar një shtetas pa shenja jete. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ku ka rezultuar se, ështe sjellë i vdekur shtetasi F.H., 32 vjeç, banues në Luzhe, Tropojë, me profesion elektricist" informon policia.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi F.H., duke rregulluar një defekt elektrik në fshatin Rragan, dyshohet ta ketë zenë korrenti, ku për pasojë i ka sjellë vdekjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/humb-jeten-elektricisti-e-zuri-korenti-ndersa-rregullonte-nje-defekt-elektrik